Connect with us

Kosovë

Syla: Lajmet e rreme nga Evropa se 50% e kosovarëve janë prekur nga COVID-19, pretekst për liberalizim vizash

Publikuar

Publicisti Valon Syla, ka deklaruar se mediat zvicerane dhe ato evropiane kanë filluar etiketimin e Kosovës me lajme të rreme se gjysma e kosovarëve janë prekur nga COVID-19.

Syla ka shkruar në Facebook se lajmet e tilla të rreme do të përdoren edhe më tutje për izolim ndaj kosovarëve dhe si arsye për të mos liberalizuar vizat për Kosovën.

Sipas tij tani Evropa po e kallëzon fytyrën e vërtetë që ka për ta dëmtuar edhe më shumë Kosovën.

Postimi i plotë nga Syla:

Tash ja nisën mediat zvicrane e evropiane me na etiketu me lajme të rrejshme që 50% e Kosovës është e infektuar që me na izolu edhe ma shumë. Që me pas arsyetime shtesë pse ska me pasë liberalizim tê vizave. Dhe me na dëmtu edhe ma shumë se sa që jemi. Ashiqare i kanë hjekë maskat… po e kallxojnë ftyrën.

NA NDIQ NË FACEBOOK