Sport
Suarez: VAR nuk ka faj për dështimin tonë

Për dallim nga Josep Maria Bartomeu dhe Gerdard Pique, Suarez ka vendosur të fajësojë veten dhe skuadrën e tij, Barcelonën, për humbjen e titullit në La Liga.
Ai ka kërkuar që të mos fajësohet VAR ose gjyqtarët për suksesin e mundshëm të Real Madrid.
“Në ligë ne duhet të jemi vetë kritik. Ne e lamë vetë të na ik titulli, ka deklaruar Suarez, përcjell lajmi.net.
“Jemi të vetëdijshëm se gjithçka ishte e varur nga ne, dhe nuk kërkojmë ndonjë justifikim”.
“Tani për krenarinë tonë dhe për prestigjin e Barcës, duhet të fitojmë dy ndeshjet e mbetura dhe më pas të përqëndrohemi plotësisht te titulli i vetëm që mund të fitojmë, e që është Liga e Kampionëve”./Lajmi.net/






















