Sport
Sturridge në Serie A?

Dikur një yll i madh në Premierligë, sot Daniel Sturridge është në listën e dëshirave të një skuadre të vogël në Itali.
Skuadra e cila ka fituar promovimin në Serie A, Benevento, po interesohet për ish anëtarin e Liverpool, Daniel Sturridge, transmeton lajmi.net.
‘The Sun’ shkruan se kampionët e Serie B kanë vënë në shënjestër anglezin, pasi Loic Remy dështoi në testet mjekësore.
Sturridge dënohej me katër muajë mos lojë gjatë marsit, pasi u gjet fajtor për një aferë bastesh.
Lojtari do të jetë i gatshëm të luajë sezonin tjetër dhe këtë mund ta bëjë në Serie A, me skuadrën e Benevento. /Lajmi.net/






















