Religjion
Studimi shkencor dhe hadithi i Pejgamberit salallahu alejhi ue selem

Shkruan: Belkis Latifi
Thotë Allahu i Madhërishëm: “Ai (Allahu) e bëri për ju natën që në të të pushoni, e ditën të ndritshme (të shihni).” [Jusus – 67]
Dhe thotë: “Dhe gjumin tuaj ua bëmë për pushim.” [Nebe – 9]
Nuk ka dyshim që gjumi është nevojë shumë e madhe për njeriun, andaj, për të poseduar energji dhe forcë, për t’a zhvilluar jetën në tokë, domosdoshmërisht i nevojitet sasi e caktuar e gjumit si pushim dhe për rimëkëmbje në ditën e rradhës.
Studiues të ndryshëm përmendin orë të caktuara se sa duhet që njeriu të flejë brenda një nate, në ç’atmosferë t’a ketë vendin ku do të pushojë, temperaturën e caktuar e kështu me rradhë, dhe e gjithë kjo bërë të bërë një gjumë më komod dhe të rehatshëm.
Ajo që ne deshëm të përmendim është fakti që ka përmendur një psikolog, i cili njëkohësisht është edhe ekspert i gjumit, autor dhe udhëheqës i Qendrës së Gjumit në klinikën “Pfalz” në Klingenmunster të Gjermanisë, dr.Hans-Gunter Weess, i cili thotë: “Gjumi i shkurtër në mes të ditës, të cilin e quan “Powernap”, ideal si kohëzgjatje e këshillon mes 10-20 min. (gjumi apo pushimi para apo pas drekës).
Ky pushim, pikërisht në këtë kohë është përmendur 14 shekuj më parë nga i Dërguari i Zotit, Muhamedi, salallahu alejhi ue selem [në terminologjinë fetare quhet “kajluleh”]. Transmeton Enes ibn Maliku se ai, Pejgamberi, salallahu alejhi ue selem ka thënë: “Bëni kajluleh” [pushimi apo gjumi para apo pas drekës] sepse djajtë [shejtanët] nuk e bëjnë kajlulen.” [Tabarani në “El Eusat, hadithi është me zinxhir të mirë sipas shejh Albanit.]
Analizë: Sikur muslimanët t’i lexonin, studionin, e jetonin më shumë me hadithet e Pejgamberit, salallahu alejhi ue selem, vetëm Allahu e di se ç’thesarë e urtësi të panumërta do të nxirrnin.






















