Connect with us

Lajme

Studimi madhor për vitin 2100: Nigeria bëhet superfuqi botërore, emigrantët do të pushtojnë vendet e zhvilluara

Publikuar

Toka do të jetë shtëpia e 8,8 miliardë banorëve në vitin 2100, ose 2 miliardë më pak se që kishte parashikuar OKB-ja në projeksionet e saj, sipas një studimi madhor të publikuar gjatë ditës së sotme që parasheh ndryshimet e formësuara nga rënia e shkallës së plleshmërisë dhe plakja e popullatave.

Më shumë se 20 shteteve – përfshirë Japoninë, Spanjën, Italinë, Tajlandën, Portugalinë, Korenë e Jugut dhe Poloninë – do të shohin numrin e popullsisë të zvogëlohet përgjysmë.

Edhe numri i banorëve në Kinë do të bie pothuajse me të njëjtat shifra, nga 1,4 miliardë banorë sa i ka sot, pas 80 vitesh pritet t’i ketë jo më shumë se 730 milionë, raporton The Guardian, përcjell Periskopi.

Afrika sub-sahariane ndërkohë, do ta treshifojë numrin e banorëve për të mbërritur diku në 3 miliardë. Veç Nigeria pritet të arrijë në 800 milionë banorë më 2100, duke qenë e dyta në botë menjëherë pas Indisë me 1,1 miliard.

Autori kryesor i këtij studimi, Christopher Murray nga Universiteti i Washingtonit tha: “Këto parashikime përbëjnë lajme të mira për ambientin, me më pak stres për sistemet e prodhimit të ushqimit dhe me më pak emetime të karbonit, e po ashtu me mundësi domethënëse ekonomike për pjesë të Afrikës sub-sahariane.”

“Megjithatë, shumica e vendeve jashtë Afrikës do të shohin fuqitë punëtore derisa shkrihen… gjë që do të ketë pasoja të rënda negative për ekonomitë e tyre.”

Për këto vende të zhvilluara e me ekonomi të fortë, zgjidhja më e mirë për mbajtjen e niveleve të popullsisë dhe e rritjes ekonomike do të jenë politikat fleksibile të emigracionit dhe mbështetja sociale për familjet që duan të kenë fëmijë, konkludon studimi. /Periskopi