Sport
Spektakël kosovarësh në Zvicër – nga 9 gola, 5 kanë shënuar Zeqiri e Balaj

Skuadra e Aarau ka shënuar fitore 5:4 kundër skuadrës së Lausanne. Në këto dy skuadra aktivizohen Liridon Balaj dhe Andi Zeqiri.
Fitorja i takoi Balajt që dikur aktivizohej me Llapin dhe Besën, i cili shënoi një het trik, përcjell lajmi.net.
Paraqitje spektakolare pati edhe Andi Zeqiri, i cili golin gjeti dy herë.
Nga nëntë gola të shënuara në Aarau, pesë erdhën nga dyshja kosovare; Balaj-Zeqiri, të cilët sonte ishin kundërshtarë në fushën e blertë. /Lajmi.net/






















