Sport
Smalling i gatshëm për ndeshjen ndaj Inter?

Roma do të ketë test të vështirë këtë fundjavë, kur të dielën përballet me skuadrën e udhëhequr nga Antonio Conte, Inter.
Sipas raportimeve të ‘Corriere dello Sport’, Smalling është kthyer në stërvitje dhe do të jetë gati për këtë ndeshje, transmeton lajmi.net.
E përditshmja italiane zbulon se lojtari është stërvitur me grupin këtë pasdite dhe do të jetë në mesin e të selektuarve për ndeshjen në ‘Stadio Olimpico’.
Ky lajm vjen si lehtësim për Paulo Fonseca, i cili kalkulonte vetëm në Fazio, Mirante dhe Santon për ndeshjen e madhe.
Mbetet të shihet nëse Fonseca do t’i jap minutat mbrojtësit anglez në këtë ndeshje me rëndësi të madhe për Romën. /Lajmi.net/





















