Connect with us

Kosovë

Skender Hyseni takon edhe Limajn, pajtohen për rëndësinë e konsensusit në dialog

Publikuar

Koordinatori shtetëror për dialogun, Skender Hyseni është takuar sot me kreun e Nismës, Fatmir Limaj.

Ky është takimi i dytë me radhë i Hysenit gjatë ditës së sotme, pasi që të parin e kishte me nënkryetarin e PDK-së, Enver Hoxhaj.

Edhe me Limajn, ashtu si me Hoxhën, Hyseni ka thënë se temë diskutimi ka qenë dialogu me Serbinë.

“Kishim pajtim të plotë për nevojën a koordininimit të ngushtë dhe bashkërendimit në këte, dhe të gjitha çështjet tjera të rëndësisë nacionale duke ndërtuar unitet dhe konsenzus sa më të gjerë politik dhe social”, ka shkruar Hyseni.

Postimi i plotë:

Takimi dhe biseda që pata sot me z. Fatmir Limaj, kryetar i NISMA-ishte tejet përmbajtësore dhe inkurajuese. Natyrisht, dialogu Kosovë Serbi në Bruksel ishte në fokus të bisedës. Njoftova z. Limaj me rrjedhën e takimeve. Kishim pajtim të plotë për nevojën a koordininimit të ngushtë dhe bashkërendimit në këte, dhe të gjitha çështjet tjera të rëndësisë nacionale duke ndërtuar unitet dhe konsenzus sa më të gjerë politik dhe social. Vlerësoj tej mase përkushtimin dhe angazhimin e z. Limaj për unitet sa më të fuqishëm politik në Kosovë!.

NA NDIQ NË FACEBOOK