Sport
Skena të turpshme në ‘Fadil Vokrri’ pas ndeshjes Prishtina – Drenica

Prishtina mori një fitore në minutat e fundit të ndeshjes dhe këtë nuk e pritën mirë lojtarët mysafirë, të cilët patën edhe kritika për gjyqtarin.
Pas ndeshjes, ata patën një konflikt edhe me lojtarët vendas, të cilët nuk hezituan të kundër-reagojnë.
Një video e publikuar nga ‘Sporti.info’ shfaq pamjet ku lojtarët e Prishtinës dhe ata të Drenicës janë përplasur mes vete.
Këto pamje vërtetë nuk i duhen aspak futbollit kosovar. Vlen të ceket edhe se në stadium kishte persona të pranishëm, në kundërshtim me protokolin. /Lajmi.net/





















