Kosovë
SKANDAL: PDK-ja hanelezase ia qëllon kush do të punësohet në konkurs, akuzojnë kryetarin për kurdisje

Një skandal i përmasave mjaft të mëdha ka ndodhur në Komunën e Hanit të Elezit që drejtohet nga një kryetar komune që nuk ka asnjë parti politike mbrapa. Në atë komunë, partia politike PDK, ka arritur të qëllojë me përpikëri se kush do të zgjidhej në dy pozita të ndryshme në një konkurs publik.
Kjo parti politike ka dhënë vetëm inicialet e personave që sipas tyre në një konkurs mashtrues do të pranoheshin. Dhe, të dyja inicialet e dhëna janë të përputhshme me inicialet e emrave të personave të pranuar, përcjell Periskopi.
Pozitat për të cilat po bëhet fjalë është “zyrtari për gjeodezi” dhe “zyrtari për mirëqenie sociale”.
Kjo parti politike ka akuzuar kryetarin Refki Suma se nuk është në shërbim të popullit.
“Atë të cilën Partia Demokratike e Kosovë – dega në Han të Elezit me datën 14.07.2020 pati paralajmëruar për konkurse publike të kurdisur nga Kryetari Komunës, Rufki Suma.” – shkruan kjo parti.
Statusi i plotë:


















