Sport
Simeone: VAR-i është i drejtë, Real Madrid fiton penallti sepse sulmon më shumë

Los Blancos kanë fituar dy ndeshjet e fundit me mjaft polemika – pasi janë kritikuar se VAR-i po i favorizon ata në çdo ndeshje. Mes kritikuesve, ishte mbrojtësi Gerard Pique dhe presidenti i Barcelonës, Bartomeu.
“VAR ekspozon gjithçka. Para se të mos kishim mundësinë të shohim disa gjëra që tani shohim. Gjyqtarët janë njerëz që mund të gabojnë gjithashtu”, tha shefi i Atletico Madrid një konferencë për shtyp, përcjell lajmi.net.
“Është më e drejtë. Nëse ata ju japin më shumë penallti, kjo do të thotë që ju jeni në zonën e kundërshtarit më shumë. Nëse ata sulmojnë më shumë, si Real Madrid, kjo do të thotë që ju jeni atje më gjatë”.
“Në shpejtësinë e lojës është e vështirë të shihet se çfarë ndodh, por tani një tjetër gjyqtar e sheh atë me qetësi në televizion. Edhe njerëzit, nga shtëpitë e tyre”.
“Pastaj ka një person që vendos, i cili është VAR. Mund të ju lëndojë ose t’ju ndihmojë, por tani ne jemi të gjithë të qartë nëse është offside, nëse është një penallti… ne të gjithë jemi më të ekspozuar”, përfundoi Simeone. /Lajmi.net/






















