Lajme
Shtetasit e Serbisë, Kosovës, Malit të Zi dhe BeH mund të kalojnë kufirin e Maqedonisë vetëm nëse posedojnë PCR test

Qeveria dje në mbrëmje miratoi kërkesën e Komisionit për Sëmundje Infektive e cila obligon shtetasit e Kosovës, Bosnjës, Malit Zi dhe Serbisë te cilët duan te hynë ne vendin tone, të kenë PCR test me rezultat negativ jo me te vjetër se 72 ore. Kjo mase nuk vlen për shtetasin e këtyre vendeve te cilët vetëm kalojnë transit në Maqedoni të Veriut.
Masa për PCR test nuk vlen për shtetasit e Maqedonisë. Qytetarët tanë mund të shkojnë në Kosovë, Serbi, Mal të Zi dhe Bosnje pa pasur nevojë për test negativ gjatë kthimit.
Qytetarët e shteteve të lartpërmendura të cilët vetëm kalojnë transit nuk mund të qëndrojnë më shumë se 5 orë në vendin tonë dhe nuk guxojnë të dalin nga autostrada apo rruga regjionale nëpër të cilën kalojnë.
















