Connect with us

Lajme

Shqipëri: Shpejtësi dhe çmenduri deri në 162 km/h, policia konfiskon nëntë patentë shoferë (VIDEO)

Publikuar

Policia Rrugore e Tiranës ka vazhduar me kontrolle gjatë natës së kaluar në rrugën Sauk-Teg.

Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit shoferët vozisnin me një shpejtësi shumë të madhe deri në 162 km/h.

Policia bën të ditur se janë konfiskuar nëntë patentë shoferë, dhe janë shqiptuar 12 gjoba.

Njoftimi i plotë:

Vijojnë kontrollet👮♂🚔 parandaluese për aksidentet rrugore, në rrugët të cilat janë evidentuar me risk, për shkak të shpejtësisë ✈dhe manovrave të rrezikshme që kryejnë drejtuesit e mjeteve.

152 km/h – 162 km/h në aksin Sauk – Teg, prej orës 20:00 deri në 24:00, 🛣✈✈kur fluksi i mjeteve në lëvizje është pothuaj i plotë

Guxim! Vetëbesim i tepruar! Apo papërgjeshmëri ndaj jetës? Cilado qoftë arsyeja, drejtimi i mjetit në këtë mënyrë është i pa pranueshëm dhe vrastar🚑.

Nga verifikimet dhe monitorimet me matësin e shpejtësisë 📸, në 4 orë, janë konstatuar dhe pezulluar 9 patenta për shpejtësi ✈mbi normat e lejuara, si dhe janë marrë 12 masa administrative për shpejtësi por pa masë plotësuese atë të tërheqjes së patentës

Shpejtësi që varionte deri në 162 km/h ✈, rrezik potencial për të shkaktuar ngjarje rrugore🚑 dhe pasoja fatale për jetën e drejtuesit, pasagjerëve, por edhe përdoruesve të tjerë të rrugës.

Rruga 🛣është e te gjithëve, rregulli vlen njësoj.

Shpejtësia✈, alkooli, garat, të presin rrugëtimin e jetës🚑.

Respektoni rregullat e qarkullimit rrugor, mos u bëni statistike rrugore🚑.

Familja🏠 ka nevoje për ju, patenta ju duhet, ajo është mjet jetik, mos ja dorëzoni policit por shfrytëzojeni për të mirën e vetes dhe familjes dhe këtë e arrini vetëm me respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor.

Linku i plotë i Video-s së policisë shqiptare:

https://www.facebook.com/watch/?v=2459488981009634

 

 

NA NDIQ NË FACEBOOK