Kosovë
Shpend Ahmeti s’ka çka të bëj, i publikon emrat e të vdekurve nga Prishtina prej koronavirusit

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, me anë të një postimi në Facebook ka kujtuar të gjithë personat e kësaj komune që kanë vdekur nga koronavirusi i ri SARS-CoV-2.
Ahmeti ka shkruar se viktimat në fjalë nuk janë thjesht statistika.
“Viktimat nga Covidi nuk janë statistika. Janë bashkëqytetarë tonët qe e kanë humb betejën me këtë sëmundje të rrezikshme. Sot përveç që duam ti përkujtojmë secilin prej tyre – qytetarë të Komunës tonë, apeloj nga zemra tek secili prej jush ti përmbaheni tri rregullave të thjeshta Distanca, Duart, Maska”, ka shkruar ai.
“Kjo është mbrojtja më e mirë dhe siguria që kjo listë të mos shtohet. Mbrojtje më e mirë se çfarëdo strategjie politike e kujtdo. Ngushëllime të gjitha familjeve e shpresoj që asnjë familje të mos e ndjej dhembjen që ju keni tani”, ka thënë Ahmeti.
Prishtina javët e fundit po prin vazhdimisht e para me raste të konfirmuara me koronavirus.
Statusi i plotë:





















