Connect with us

Kosovë

Shpend Ahmeti akuzon qeverinë për bllokim të testeve serologjike në Doganë

Publikuar

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se testet serologjike vazhdojnë të presin në terminalin doganor të Kosovës.

Ai ka akuzuar qeverinë për bllokimin e tyre, duke thënë se nuk arrin të kuptojë se pse janë ndaluar.

Ky është njoftimi i tij i plotë:

Edhe më tutje po presim leje për me i marr testet serologjike që janë ne terminal doganor në Kosovë e për përdorim të qmf-ve të Komunes tonë.

Testet serologjike bëjmë tërë kohen dhe janë standarde. Ndryshojnë reagensët. Edhe më tutje nuk e kuptoj pse qeveritë i kanë ndaluar. Për asgjë tjetër do ta kemi informaten më të mirë rreth perhapjes se virusit dhe imunitetin e ndërtuar.

Perndryshe jemi i vetmi vend me vendime të tilla.

 

 

NA NDIQ NË FACEBOOK