Connect with us

Kosovë

Shefi i Odës Ekonomike thotë që biznesi i tij është në rrezik për ekzistencë

Publikuar

Se gjendja e ekonomisë së vendit tonë është mjaft e rëndë, e zbulon edhe rasti personal i kreut të Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Berat Rukiqit. 

Ai ka treguar se biznesi i tij që i ka gjashtë pika shitëse po përballet me probleme të shumta për shkak të masave kundër përhapjes së pandemisë.

Rukiqi i ka bërë thirrje qeverisë së Kosovës që të ndërmarrë masa, ndërsa ka rrëfyer detajisht rrezikun që i kanoset biznesit të tij.

“Nuk jam vetëm Kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës, por edhe bashkëthemelues dhe bashkëpronar në një ndërmarrje të madhësisë të mesme” – ka shkruar ndër tjerash ai, përcjell Periskopi.

Statusi i plotë: 

Kosova nuk e ka luksin të humb asnjë vend pune

Për ata që nuk e kanë të ditur dhe për disa tjerë që qëllimisht i jepin kahje tjetër angazhimeve tona në përfaqësimin e biznesit:

– Nuk jam vetëm Kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës, por edhe bashkëthemelues dhe bashkëpronar në një ndërmarrje të madhësisë të mesme;
– Ndërmarrja e ka edhe pjesën e prodhimit edhe të shitjes;
– Ndërmarrja ka 6 pika të shitjes dhe një pikë prodhuese;
– Ndërmarrja, aty ku është e mundshme, përdor produkte finale dhe lëndë ta parë, vetëm nga prodhimi vendor;

Sikur çdo biznes tjetër në Kosovë, si pasojë e krizës të shkaktuar nga pandemia COVID-19, edhe ky biznes po ballafaqohet me rrezikun ekzsistencial. Nga vjen ky rrezik:

– 6 pika shitëse, pra 6 qira mujore. Qiradhënësit ende nuk e kanë pranuar pagesën nga Qeveria dhe të njejtit nuk e kanë komoditetin dhe mundësinë të presin dhë të mirëkuptojnë pafundësisht.
– Rënie e dukshme e qarkullimit (jo më shumë se 50%, nëse krahasohet me periudhën e njejtë të vitit të klauar)
– Nevojë për furnizim me stoqe të reja, pasi stoqeve të vjetra të blear para pandemisë, ju ka kaluar afati i përdorimit. Shumë pak furnitorë janë të gatshëm për ofrim të furnizimeve të reja, me pritje të pagesës. Pra duhet para e gatshme për çdo furnizim të ri.
– Puëntorët janë të pamotivuar, pasi që ende nuk e kanë pranuar të plotë pagesën 170 nga Qeveria
– Presion për kryerjen e obligimeve ndaj bankave (mijëra euro këste mujore) dhe ndaj shërbimeve të ndryshme publike;
– Etj, etj

Çka nënkupton për këtë biznes, mosveprimi i shpejtë institucional në përkrahje të biznesve

– Do të detyrohemi të mbyllim së paku disa pika të shitjes (së paku 25 vende pune do të shuhen)

E ilustrova me shembullin personal, por ka mijëra e mijëra shembuj që trgojnë gjendjen e vështirë të bizneseve. Nesër do të ju drejtohem me letër të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës, për të apeluar për veprim të shpejtë insititucional në përkrahje të bizneseve. Kosova nuk e ka luksin të humb asnjë vend pune.

NA NDIQ NË FACEBOOK