Sport
Sheffield United shpreson të mbajë Hendersonin edhe për një sezon

Skuadra e Premierligës, Sheffield United, janë duke menduar për operacionet që do t’i zhvillojnë në merkaton e verës.
Në mesin e prioriteve është edhe emri i portierit të skuadrës, Dean Henderson, i cili i takon skuadrës së Manchester United.
“Dean dhe Manchester United i dinë pikëpamjet tona mbi këtë çështje, ne do të donim të vazhdonim edhe për një sezon dhe kur të ketë të reja për këtë, do t’iu njoftojmë”, ka thënë Chris Wilder, transmeton lajmi.net.
“Është vendimi i tyre dhe vendimi i djaloshit, ne tashmë kemi nisur negociatat me Man United”, ishin fjalët e trajnerit të Sheffield United.
Mbetet të shihet nëse Dean Henderson dhe Manchester United do të kenë përgjigje të shpejtë për sensacionin e Premierligës këtë edicion.
Poriteri ka konkurrencë të madhe në ‘Old Trafford’ në rast se rikthehet, ku duhet të përballet me David de Gea e Romero. /Lajmi.net/






















