Connect with us

Sport

Sezoni i Moto GP merr startin sot me Grand Prixin e Spanjës – Quartararo niset në ‘pole-position’

Publikuar

Adrenalina e garave me motoçikleta rikthehet sot, pas një pritjeje të gjatë të shkaktuar nga pandemia Covid-19.

Në pistën e Spanjës zhvillohet sot Grand Prix i parë i këtij sezoni të Moto GP, shkruan lajmi.net.

Gara pritet të jetë jashtëzakonisht interesante, me Fabio Quartararo të Yamaha që niset në ‘pole-position’.

I dyti, pas francezit në këtë garë niset shoku i tij i skuadrës, Vinales. Kurse, nga pozita e tretë do të kemi kampionin në fuqi, Marc Marquez.

Marquez me Hondan e tij do të synojë që të rikthejë pozitat e lëshuara në kualifikuese.

Kujtojmë se Grand Prix i Spanjës fillon në ora 14:00 dhe zhvillohet me 25 xhiro. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK