Connect with us

Sport

Setien: Raportet e mia me Messin janë të mira

Publikuar

Pasi katalanët humbën titullin e kampionit në La Liga, zërat për shkarkimin e Quique Setien janë rritur në maksimum.

Së fundmi, është Patrick Kluivert njeriu që përmendet si opsion për stolin, qysh para ndeshjes me Napolin.

Madje, largimi i Setien lidhet edhe me Leo Messi, për të cilin thuhet se nuk ka raporte të mira me trajnerin.

Por, lidhur me këtë, trajneri i Barcelonës ka dhënë disa komente së fundmi, ku ka thënë se gjithçka është në rregull sa i përket raporteve të dyshes.

“Janë të njëjta si me secilin, pak a shumë”, ka thënë Setien, transmeton lajmi.net.

“Ka lojtarë që janë më të hapur dhe kanë relacione më shumë, por raportet janë të mira”, ka shtuar trajneri, i pyetur për raportet me Messi.

Messi ka pasur reagime të forta së fundmi, duke bërë thirrje për përmirësime të menjëhershme, para ndeshjes me Napoli, në kuadër të Ligës së Kampionëve. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK