Connect with us

Sport

Serie A: Nëntë lojtarë të dënuar

Publikuar

Anësori i Juventus, Federico Bernardeschi dhe sulmuesi i Sassuolo, Domenico Berardi janë në mesin e nëntë lojtarëve që janë dënuar me nga një ndeshje.

Berardi dhe Bernardeschi të dy u ndëshkuan me karton gjatë barazimit 3:3 mes Juventus dhe Sassuolo dje.

Komisioni disciplinor ka konfirmuar këtë pasdite se ata do të suspendohet për raundin e ardhshëm.

Në mesin e lojtarëve të tjerë janë edhe Mehdi Bourabia dhe Francesco Magnanelli, Matteo Darmian, Alberto Grassi, Giovanni Di Lorenzo, Artur Ionita dhe Stefano Okaka.

Në mesin e të dënuarve është edhe Miguel veloso, i cili është gjobitur me 1500 euro për kartonin e verdhë kundër Romës. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK