Kosovë
Selimi – Hotit: Je top ping-pongu në dialog, mësoje serbishten për Vuciqin

Rexhep Selimi i VV-së i ka thënë kryeministrit Avdullah Hoti se është top ping-pongu në lojën e dialogut.
“A duhet ta mësosh serbishten kur të shkosh te Vuciqi, për dallim prej shefit tënd të partisë që e di mirë serbishten. Zoti Hoti, është dashur t’i thuash shqip që nuk di serbisht, është dashur t’i thuash shqip që nuk di serbisht sepse serbishtja jote ështe e policëve vrasës të Millosheviqit. Kush me i thanë Hoti e Hyseni. Razumen, i the. Ty po të pëlqen të jesh top pin-pongu në lojën e Thacit dhe Vuciqit”, ka thënë Selimi./Periskopi/


















