Connect with us

Lajme

Sela sfidon hapur Ali Ahmetin: Eja në debat, merr me vete edhe ministrat tu! (VIDEO)

Publikuar

Lideri i ASH-së, Ziadin Sela nga tubimi i sontëm në Strugë i ka bërë thirrje kreut të BDI-së, Ali Ahmeti të përballen në debat televiziv.

“Ali përshëndetje, shqiptarët duan të na shohin në debat, ti përballim argumentet me njëri-tjetrin, gjithë shqiptarët e duan këtë. Unë Ziadin Sela nga Struga po të them hajde dalim në debat, hajde të kuvendojmë, zgjidhe shtëpinë mediatike ku të duash ti, zgjidh gazetarët kë duash ti, merre edhe një grup gazetarësh me vete.Unë kam edhe një porosi Ali, nëse nuk je i gatshëm për debat unë nga njëra anë dhe gjithë ministrat e tu dhe kryesia e ngusht e jotja nga ana tjetër…”, ka thënë Sela nga tubimi qëndror në Strugë, përcjell Zyrtare.net

Përpos Selës, debatin e liderëve që u nxit në rrjetet sociale e ka pranuar edhe kreu i Besës, Bilall Kasami. /zyrtare.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK