Sport
Sekretari i FHK në takim me ministrin Zemaj dhe ministren Dumoshi

Në takim ishte edhe presidenti i KOK-ut, Besim Hasani dhe drejtues të federatave të mëdha sportive.
Sekretari i përgjithshëm i FHK-së, Gjinovci, ka prezantuar ecurinë e garave në hendboll, që kanë përfunduar pa asnjë problem.
Ndërkohë Zemaj dhe Dumoshi kanë falënderuar drejtuesit e federatave për punën e bërë në rrethanat e reja, pas shfaqjes së COVID-19.
Është bërë thirrje për respektim të plotë të masave të parapara nga Qeveria e Kosovës në luftë ndaj përhapjes së koronavirusit.





















