Sport
Sarri thotë se gara për titull në Serie A është ende e hapur

Juventus i janë afruar titullit të radhës në Serie A, dhe një dështim i Interit përballë Fiorentinës sonte, mund të bëjë që Bianconerët me fitore kundër Udineses, të shpallën kampion të Italisë.
“Unë jam njëri i sportit, që do të thotë se “pothuajse” (afër titullit) është e pakuptimtë”, ka deklaruar Sarri, përcjell lajmi.net.
“Ne e dimë që duhet të marrim katër pikë, gjë që është e vështirë për momentin. Ne duhet të përqendrohemi në njërën ndeshje, të mendojmë për Udinesen, pastaj për Sampdorian”.
Juventus pas 34 xhirosh ka grumbulluar 80 pikë, gjashtë më shumë se Atalanta e vendit të dytë./Lajmi.net/






















