Sport
Sarri deklarohet para derbit me Lazion

Të hënën, Juventus në ‘Allianz Stadium’ takohet me Lazion, skuadër kjo që u bëri konkurrencë deri në javët e fundit në garën për titull, para se ‘Zonja e Vjetër’ të shkëputet në +6 pikë nga ndjekësit.
Para kësaj përballje, Sarri e ka quajtur fantastike skuadrën e Lazio, që ka pasur një sezon fantastik.
“Lazio ka pasur një sezon fantastik dhe kanë dëshmuar të jenë një skuadër e madhe”, ka deklaruar Sarri, përcjell lajmi.net.
“Ata mund të shkaktojnë probleme për çdo kundërshtar, dhe ne gjithmonë kemi vuajtur kundër tre”./Lajmi.net/





















