Connect with us

Sport

Sane jep sinjale se Havertz po kalon te Chelsea

Publikuar

Tash e disa javë, skuadra e Chelsea lidhet me transferimin e mundshëm të Kai Havertz, yllit të Bayer Leverkusen.

Mesfushori gjerman ka tërhequr vëmendje të madhe me paraqitjet e tij gjatë këtij sezoni, duke bërë që shumë skuadra të vihen pas tij.

Në situatën aktuale, duket se vetëm Chelsea mund të përballojë koston e tij, dhe së fundmi edhe Leroy Sane ka thënë fjalë që e afrojnë Havertz me ‘Blutë’.

“Dy gjermanë, me Timo Werner dhe Kai Havertz, në një vit – kjo është tejet arritje nga Chelsea”, ka thënë Sane, transmeton lajmi.net.

“Nuk ka dyshim se ka zhvillim të mirë të gjeneratave të reja në Gjermani”, tha mes tjerash anësori i Bayern.

Sane luante me Manchester City deri këtë sezon, por ai vendosi të lë Premierligën për të kaluar te Bayern Munich, ku do të luajë nga sezoni tjetër. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK