Sport
Sancho te Man Utd duket punë e kryer – Liga e Kampionëve është kushti i fundit për t’u plotësuar

Ylli i kombëtares angleze, Jadon Sancho, i cili aktualisht është pjesë e skuadrës së Borussia Dortmund, është dëshira kryesore e Man United.
Raportime të ‘Independent’ bëjnë të ditur se Dortmund janë gati të shesin kartonin e lojtarit, transmeton lajmi.net.
‘Djajtë e kuq’ duhet të paguajnë çmimin e kërkuar nga Jadon Sancho, dhe të dy palët besojnë se marrëveshja do të finalizohet.
Ed Woodward pritet të nis negociatat për Sancho, me një ofertë që përfshinë 80 milionë funte plus bonuse.
Kushti që duhet plotësuar nga ‘Djajtë e kuq’ është edhe kualifikimi për Ligën e Kampionëve. /Lajmi.net/






















