Sport
Sanchez tek Inter, Perisic te Man Utd

Alexis ka qenë tek Inter i huazuar, por Manchester United janë duke refuzuar të zgjasin huazimin e tij edhe për ndeshjen e Ligës së Evropës.
Bisedimet deri më tani nuk kanë arritur të bëjnë ndryshime, por mediet në Itali besojnë se një zgjidhje mund të arrihet.
Manchester United kanë qenë të vendosur të nënshkruajnë me Perisic kur Jose Mourinho ishte në bankinë, por Inter shpreson që ata ende të dëshirojnë kroatin, edhe nën drejtimin e Ole Gunnar Solskjaer.
Bayern Munich ka paguar pesë milionë për huazimin e Perisic për një sezon, por ata nuk janë të gatshëm të aktivizojnë opsionin për blerjen e tij.
Të dy, Perisic dhe Sanchez vlerësohen rreth 20 milionë euro, kështu që mund të ketë shkëmbim të drejtpërdrejt për të zgjidhur shqetësimet e të gjithëve./Lajmi.net/






















