Connect with us

Sport

Sanchez e di të ardhmen, agjenti i tij nis negociatat me Man Utd

Publikuar

Pasi ka lënë pas krahëve problemet fizike që e shoqëruan vazhdimisht gjatë eksperiencës te Interi, Alexis Sanchez është rikthyer në formën më të mirë dhe nga java në javë po shndërrohet në liderin e zikaltërve të Contes.

Sulmuesi kilen është aktivizuar titullar për të tretën ndeshje radhazi dhe në sfidën e mbrëmjes së djeshme ndaj Bolognës ishte protagonist në dy nga tre golat e Interit, ndërsa në të paktën dy momente ishte Sirigu që i mohoi kënaqësinë e golit personal.

Antonio Conte nuk e ka fshehur simpatinë për sulmuesin kilen, ndërsa edhe vetë Sanchez duket se është i bindur të vijojë qëndrimin te zikaltrit, ndaj për këtë ka udhëzuar menaxherin e tij që të gjejë gjuhën e përbashkët me Manchester United.

Djajtë e Kuq kërkojnë rreth 20 milionë euro për kartonin e Sanchez, shifër kjo që mund të ulet deri në 10-12 milionë, ndërsa momentalisht problem mbetet vetëm paga e sulmuesit kilen, mjaft e lartë dhe jashtë parametrave të Interit.

Pikërisht për këtë arsye, Marotta ka propozuar një kontratë 3-vjeçare me pagë që vjen duke u ulur nga sezoni në sezon, ndërsa në vitin e parë pritet që zikaltrit të ndihmohen edhe nag “Dekreti i rritjes”, një ligj i qeverisë që përgjysmon taksat për të rikthyerit në tregun e punës në Itali.

Momentalisht marrëveshja parashikon qëndrimin e Sanchez te Interi deri në përfundim të ndeshjes së Ligës së Evropës ndaj Getafes, ndërsa më pas do të duhet të rikthehet në Manchester, por zikaltrit po këmbëngulin për një blerje përfundimtare, që të mund ta mbajnë në Milano sulmuesin kilen. /Lajmi.net/

Shqipëri9 minutes ago

Toni Gogu: Paga e gjyqtarëve kalon vetëm nga dera e ligjit, Kuvendi mbron çdo qindarkë të qytetarëve

Sport29 minutes ago

Admir Latifi, talenti nga Saraji firmos kontratë profesionale me NK Osijek deri në vitin 2029

Kosovë1 hour ago

Selimi: Kurrë nuk mund të dënohet UÇK-ja, është pasuria e këtij populli

Kosovë1 hour ago

Avokati i Popullit pas vendimit në Hagë: Padrejtësia ka ndodhur, drejtësia duhet të rivendoset në Apel

Lajme1 hour ago

Azizi: Me Jakup Huseinin në krye, Bërvenica do t’i bashkohet komunave të Pollogut që po ecin përpara

Kosovë2 hours ago

Protestuesit nisin të mblidhen para Qeverisë

Maqedoni2 hours ago

Zvarritja 11-vjeçare: Projekti i autostradës Kërçovë – Ohër vazhdon të mbetet i papërfunduar pas më shumë se një dekade nga nisja e punimeve.

Lajme2 hours ago

Mexhiti dhe Azizi, shuajnë zërat për përçarje brenda VLEN, shfaqen së bashku në Çellopek

Maqedoni2 hours ago

Zgjidhje për pjesën më të vështirë të autostradës! Botuni do të stabilizohet me konstruksion të ri

Lajme3 hours ago

Dënimi i krerëve të UÇK-së, BDI i reagon partive maqedonase: Drejtësia nuk mbrohet me standarde të dyfishta

Shqipëri3 hours ago

“730 komente që flisnin për varje dhe pushkatim!”- Deputetja Luarasi flet për videon e sulmit verbal: U përndoqa nga një grup që më ngjanin me pionerët e Enverit

Kosovë3 hours ago

Hashim Thaçi mohon përfshirjen në vrasjen e Allaqit, Misetic: Gjykata i mbajti të fshehura provat, duam shqyrtim publik

NA NDIQ NË FACEBOOK