Connect with us

Kosovë

Salihu: Enver Petrovci edhe po jetojka si serb racist, mendoja që vetëm rolet ka qejf t’i luaj

Publikuar

Publicisti dhe njohësi i rrethanave politike në vend, Fitim Salihu, ka reaguar ashpër ndaj disa deklarimeve që Enver Petrovci i ka bërë për një medium të Serbisë.

Salihu thotë se kishte pasur bindjen që Enver Petrovci vetëm dëshironte të luante serbin në rolet e tij, por shton se pas një interviste të tillë është bindur që Petrovci edhe jeton si një ‘serb racist’.

Ai tutje në reagimin e tij ka zbuluar detaje të intervistës së Petrovcit, ku ky i fundit ka folur për Prishtinën e Jugosllavisë dhe për periudhën e pasluftës në Prishtinë.

“Kam mendu’ qe Enver Petrovci veç ne aktrim preferon me i lujt’ rolet e serbit racist. Ky edhe ne realitet po jetojka ne rolin e serbit racist. Ne nje interviste per “Nin”-in e Beogradit, Petrovci paska fol’ me nostalgji e krenari se qysh ne Prishtinen e kohes se Jugosllavise ne korzo qytetaret kane ec ne mes, kurse katundaret kane ec perskaj, pa guxu me ec afer tyre. Tutje, Petrovci ankohet se si pas luftes ata katundare jane fuqizuar dhe atij tash po i vika turp per kete.

Sikur kjo te kish qene thjesht nje budallallek senil i nje mbeturine jugonostalgjike, nuk e kisha marre seriozisht. Por, kur e veren qe kjo eshte kthyer ne fenomen te haperdare dhe ne projekt politik, atehere padyshim qe duhet goditur dhe duhet demaskuar i atille siç eshte – racizem kulturor dhe Sindrom i Stokholmit. Kesaj kategorie te gerditshme e te kompleksuar iu vjen turp nga ajo qe jane dhe e shprehin dashurine per perdhunuesin. Pernjemend askush prej turpit s’paska vdek’!

Megjithate, Enver Petrovci duhet me qene i lumtur qe fale luftes se atyre “katundareve” ai e ka fitu’ lirine me kritiku’. Nese kish kritiku’ keshtu ne kohe te Jugosllavise – adhurimin per te cilen ai nuk e fsheh dot – e kishin rras ne ndonje biruce t’Golli Otokut. Imate sreqe, gllumac!”, ka shkruar Salihu.

NA NDIQ NË FACEBOOK