Connect with us

Sport

Sa gjatë e kanë pritur këtë moment, trofeu i Premierligës zbarkon në Anfield

Publikuar

‘The Reds’, ka disa javë që janë konfirmuar kampion, por sonte (e mërkurë), kanë ngritur lartë trofeun e Premierligës.

Ishte kapiteni Jordan Henderson që udhëhoqi ceremoninë, si kapiten që kishte për detyrë të ngrihte lartë trofeun, i cili kishte munguar në ‘Anfield Road’ gjatë 30 viteve të fundit.

Pjesë e ceremonisë ishte edhe Xherdan Shaqiri, futbollisti me prejardhje nga Kosova, që mori një medalje kampioni.

Kujtojmë se Liverpool po kompleton një sezon të paharruar futbolli, duke dominuar në elitën e futbollit anglez, pavarësisht se kishin një rival të fortë, siç ishte Manchester City./Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK