Sport
Rossi ka marrëveshje me Petronas, gjithçka zyrtarizohet javën tjetër në Jerez

Ikona italiane e Moto GP, Valentino Rossi, do të jetë në pista edhe gjatë sezonit 2021.
‘Gazzetta dello Sport’ shkruan se ‘Doktori’ ka marrëveshje me skuadrën e Petronas, transmeton lajmi.net.
Sipas po të njëjtave burime, marrëveshja do të zyrtarizohet javën tjetër, në Jerez, kur bëhet edhe gara hapëse e këtij sezoni.
Rossi në kontratën e tij do të ketë opsionin për të vazhduar edhe për sezonin 2022, por kjo vështirë se do të ndodh, sipas disponimit aktual të pilotit.
Mbetet të shihet nëse këto raportime do të dalin të sakta dhe java tjetër të zyrtarizojë marrëveshjen e Valentino Rossi me Petronas. /Lajmi.net/






















