Connect with us

Sport

“Rikthimi i Messit te Newell nuk është i pamundur”

Publikuar

Messi, fëmijërinë e kishte kaluar te Newell’s Old Boys, dhe në moshën 13 vjeçare ishte transferuar te Barcelona.

Por, spekulimet për rikthimin e tij një ditë te skuadra e fëmijërisë, nuk janë ndalur asnjëherë, edhe pse duket vështirë të ndodh një gjë e tillë.

“Nuk e di nëse është e pamundur. Mbi të gjitha varet nga ai dhe familja e tij”, ka deklaruar drejtori i Newell’s Boys për TNS Sports, përcjell lajmi.net.

“Si drejtorë ne duket të sigurojmë kontekstin më të mirë të mundshëm për të ndihmuar atë për të marrë një vendim. Kur Maradona erdhi te Newell askush nuk e mendoi se mund të vinte”.

“Shpresoj se diçka e ngjashme mund të ndodh edhe me Messin”./Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK