Sport
Rifillimi i sezonit në NBA Lakers mësojnë orarin për tri ndeshjet e para

Në qytetin e Orlando do të zhvillohen ndeshjet e mbetura të sezonit në NBA, me një version të veçantë garash, me 22 skuadra.
Para rifillimit të sezonit, skuadra e Los Angeles Lakers ka mësuar orarin për tri ndeshjet e para pas rikthimit, përcjell lajmi.net.
Lakers do të luajnë fillimisht më 23 korrik, kundër skuadrës së Dallas Mavericks.
Dy ditë më vonë, skuadra ku aktivizohen LeBron James e Anthony Davis luan përballë Orlando Magic, kurse më 27 korrik ata përballen me Washington Wizards.
Lakers janë në mesin e skuadrave favorite për të fituar titullin e kampionit në NBA.
Kujtojmë që në këtë skuadër ka disa lojtarë që janë shprehur kundër rifillimit të sezonit. Në mesin e tyre është Dwight Howard. /Lajmi.net/





















