Connect with us

Sport

Rezultatet e pjesëve të para në Superligën e Kosovës – paqe në Gjilan

Publikuar

Sot, në Superligën e Kosovës po luhen të gjitha pesë ndeshjet në të njëjtin orar, shkruan lajmi.net.

Vëmendja më e madhe shkon në Gjilan, ku po luhet derbi lokal mes Gjilanit dhe Dritës, ku pas 45 minutave portat qëndrojnë të paprekura.

Takim interesant po zhvillohet edhe në Therandë, ku Ballkani avancon 2:1 kundër Prishtinës.

Më së shumti gola deri më tani janë shënuar në Mitrovicë, ku Trepça 89 po fiton 3:1 kundër Llapit.

Më poshtë lajmi.net ua përcjell të gjitha rezultatet e pjesëve të para. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK