Uncategorized
Rexhepi i përgjigjet Mickoskit: Po sheh ëndrra me sy çel, koalicioni ‘MUNDEMI do t’i fitojë zgjedhjet

Nënkryetari i Lëvizjes Besa, Kastriot Rexhepi i është përgjigjur kreut të VMRO-së, Hristijan Mickoskit i cili mbrëmë ka deklaruar se nëse VMRO fiton zgjedhjet edhe Besa do na bashkangjitet, njofton gjurmë.info.
Rexehpi ka deklaruar se Mickoski dhe VMRO po shohin ëndrra me sy çel, sepse ata me këtë mendësi nuk mund të fitojnë asnjëherë dhe koalicioni ‘MUNDEMI’ do të jetë fitues i këtyre zgjedhjeve.
Postimi i plotë:
Dëgjova se kryetari I VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski paska thënë se nuk e përjashton edhe Lëvizjen BESA si opcion për të bërë koalicion pas zgjedhjeve. E para, VMRO-DPMNE me këtë mendësi mund të sheh vetëm ëndrra se mund të ketë mandat për qeverisje. Thjesht kjo është një retorikë e njejtë me ata që shohin “ëndrra”, pasi që të vetmet parti që nuk ndryshojnë në koncept dhe veprim janë ish regjimi VMRO-BDI, dhe ata janë të vetmit që mund të bëjnë koalicion, por kësaj rradhe në opozitë.
Lëvizja BESA është e bindur në fitoren e 15 Korrikut, duke siguruar mandat të plotë dhe duke i lënë bashk në opozitë komplet regjimin e kaluar.
Koalicioni MUNDEMI është koncept i progresit, zhvillimit dhe përkushtimit për të siguruar të ardhme më të mirë për qytetarët e Maqedonisë së Veriut.
#BESA #MUNDEMI
Edhe #mëSHUMË edhe #mëMIRË






















