Sport
Real Madrid pa Eden Hazard kundër Getafes

Zinedine Zidane ka publikuar listën me lojtarët e ftuar për këtë ndeshje, dhe emri i Eden Hazard nuk figuron në të, shkruan lajmi.net.
Duket se belgu është lënë në pushim, kur dihet se ka vuajtur shumë nga lëndimet në pjesën e parë të sezonit.
“Ai është shumë i mirë dhe kundërshtarët e dinë atë”, u përgjigj Zidane kur u pyet për numrin e faullave të shkaktuara kundër Hazard, përcjell lajmi.net.
“Ne duhet të jemi të qetë me Edenin. Ai ka qenë jashtë fushave për një kohë të gjatë dhe duhet shkuar lehtë me të”.
“Ai do të jetë mirë brenda pak kohe”./Lajmi.net/






















