Sport
Real Madrid do të zgjasë huazimin e Ceballos tek Arsenal

Dani Ceballos ka qenë në mesin e lojtarëve më të mirë tek Arsenal këtë sezon, edhe pse nuk ka luajtur në të gjitha ndeshjet.
Mesfushori spanjoll luajti si i huazuar nga Real Madrid, dhe me merkaton që po afron, flitet shumë për të ardhmen e tij.
Sipas raportimeve të ‘Onda Cero’, Real Madrid janë gati të zgjasin huazimin e Ceballos tek Arsenal, transmeton lajmi.net.
Real Betis është një nga skuadrat që janë interesuar për Ceballos, i cili me këtë skuadër luante mes viteve 2014 dhe 2017.
Lojtari thuhet se preferon më shumë qëndrimin në Londër. /Lajmi.net/




















