Connect with us

Sport

Reagon edhe Gjilani: Ngjarjet në fund të takimit nuk e zbehin fitoren ndaj Prishtinës

Publikuar

SC Gjilani shkruan se është përkujdesur të organizojë ndeshjen në mënyrë sa më të mirë, ndërsa theksojë se asnjë futbollistë i tyre nuk ka qenë i përfshirë në incidentin e fundit të ndeshjes.

Gjithashtu, Gjilani ka shkruar se pas ndeshjes, një zyrtar i Dritës ka tentuar së sulmojë një zyrtar të Prishtinës.

Më poshtë reagimi i plotë:

REAGIM

SC Gjilani në kuadër të javës së XXIX të Ipko Superligës së Kosovës ka ndërmarrë të gjitha veprimet e duhura lidhur me organizimin e ndeshjes kundër KF Prishtinës.Janë njoftuar organet e sigurisë dhe është kërkuar numër i duhur i zyrtarëve policorë për të menaxhuar rrjedhen e ndeshjes, poashtu edhe zyrtarët policorë të angazhuar nga FFK kanë qenë prezent në takim.

Gjatë zhvillimit të ndeshjes ka pasur reagime të vazhdueshme nga banka e KF Prishtinës ndaj vendimeve të arbitrave të ndeshjes.Sidoqoftë ndeshja ka qenë e karakterizuar me lojë të fortë nga të dy ekipet.

Me të përfunduar ndeshja, shumë lojtarë dhe antarë të stafit teknik janë vërsulur në drejtim të gjyqtarëve të cilët ishin marrë në mbrojte nga zyrtarët policorë të Njësisë Speciale ( të angazhuar nga FFK).
Zyrtarët Policor kanë përdorur sprejin për të ndaluar sulmin ndaj gjyqtarëve.
Asnjë zyrtar apo lojtar i SC Gjilanit nuk ka qenë i përfshirë në këto incidente dhe ne si klub nuk mbajmë asnjë përgjegjësi për ngjarjet e ndodhura me këtë rast. Gjithashtu vlenë të theksohet se edhe zhveshtoret janë dëmtuar pas ndeshjes.

Zyrtarët e SC Gjilanit kanë ndërmarrë të gjitha veprimet për qetësimin e situatës. Ky incident në asnjë mënyrë nuk është incident në mes të SC Gjilanit dhe KF Prishtinës.
Në fund kur zyrtarët dhe lojtarët e KF Prishtinës janë nisur nga Stadiumi “Agim Ramadani-Katana”, ka ndodhur edhe një incident ku sipas informatave nga Policia e Kosovës, një zyrtarë i KF Dritës ka tentuar të sulmoj një zyrtarë të KF Prishtinës. Kjo ka ndodhur jashtë stadiumit.

SC Gjilani i fton organet e FFK-së dhe organet tjera shtetërore që këtë ngjarje ta zbardhin deri në fund dhe akterët të marrin dënimet e merituara.
Duam të theksojmë se ngjarjet në fund të takimit nuk e zbehin fitoren tonë. /Lajmi.net/ 

Lajme9 minutes ago

AUV demanton rezultatet e pretenduara nga “Vita”: Mostrat ende në analizë

Maqedoni1 hour ago

Janevska: Shteti ua mbulon tërësisht shpenzimet nxënësve që përfaqësojnë vendin në olimpiadat shkencore

Maqedoni1 hour ago

Daut Beqiri: Nisin punimet për zgjerimin e varrezave në Haraçinë

Shqipëri2 hours ago

Debate te “Ekonomia” për Censin në bujqësi të para 14 viteve, opozita vë në dyshim kriteret për subvencionet për fermerët

Lajme3 hours ago

Daut Memishi: Janë siguruar projektet për pastrimin dhe rregullimin e urës në lumin “Lumbardh” në Tearcë dhe vazhdimin e trotuarit në fshatin Odër

Lajme3 hours ago

Sali nga Dibra: Shteti duhet të ecë përpara, opozita do ti humb zgjedhjet e ardhshme

Maqedoni4 hours ago

Hoxha: Procedura e tenderimit ka përfunduar, së shpejti fillon ndërtimi i stacionit për trajtimin e ujërave të zeza në Tetovë

Bota5 hours ago

Jason Steinbaum: Obama instistoi në Gjykatën Speciale, si koncesion politik Rusisë për marrëveshje me Iranin

Lajme5 hours ago

Hoxha njofton mbylljen e tenderit, pritet të nisë së shpejti ndërtimi i impiantit për trajtimin e ujërave të zeza në Tetovë

Maqedoni5 hours ago

Zjarri në Koçan: Ekspertiza e telefonave zbuloi rrjedhje informacioni mbi kontrollet e MPB-së dhe DAP-iT

Maqedoni5 hours ago

Pjesa II e autostradës Shkup-Bllacë do të zgjasë 4 vite

Bota5 hours ago

E zënë poshtë ndërtesës së shembur për 32 orë, si arriti të mbijetojë 12-vjeçarja në Venezuelë vetëm me një shishe ketchup dhe pak djathë

NA NDIQ NË FACEBOOK