Connect with us

Sport

Rangnick reagon pas zërave se ka arritur marrëveshje me Milanin

Publikuar

62-vjeçari, aktualisht përgjegjës për zhvillimin sportiv dhe futbollit të grupit Red Bull, do të bëhet trajneri i ri dhe drejtori teknik i klubit AC Milan nga sezoni i ardhshëm, përcjell lajmi.net.

Por, në një pyetje specifike që Sport1 (media gjermane) ia bëri atij për një marrëveshje tashmë të mbyllur me Milanin, Rangnick u përgjigj me një ‘jo’ të mprehtë.

Sidoqoftë, edhe për Sport1 nuk ka më dyshime: në gusht Rangnick do t’i thotë lamtumirën projektit Red Bull për të kaluar te Rossonerët. /Lajmi.net/ 

NA NDIQ NË FACEBOOK