Connect with us

Kosovë

Ramiz Lladrovci: Mirë se vjen President Thaçi!

Publikuar

më

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, me një shkrim në rrjetin social, i ka uruar mirëseardhje presidentit Hashim Thaçi pas intervistave disaditore nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, duke theksuar se ai “është personalitet me vlerë nacionale, të cilin e nxori historia pas rrethanave kur na kanosej asgjësimi, pas aksioneve të shtetit të Serbisë që me gjenocid të mbaroj punën e filluar para më shumë se 150 viteve”.

Lladrovci e ka renditur UÇK-në me shumë vlera, pas ushtrisë së Gjergj Kastriotit Skënderbeut, duke theksuar se “një popull që mbron veten nga gjenocidi dhe asgjësimi, nuk mund të ketë në gjirin e vet as ide, as ideatorë e as ekzekutues të krimeve. Ata janë tjetërkund, jo në mesin tonë”.

Ja postimi i plotë i Lladrovcit:

Mirë se vjen President Thaçi! Ushtria Çlirimtare e Kosovës, në krye me Komandantin legjendar Adem Jashari, është krijuar nga rrethanat detyruese për ne, për t’u mbrojtur, ngase paguanim llogaritë e diplomacisë ndërkombëtare shumë vjet para Kongresit të Berlinit, e në veçanti pas tij, deri në Rambuje, mbetet ushtria jonë më e lavdishme pas ushtrisë së Gjergj Kastriotit Skënderbeut. Presidenti ynë, Hashim Thaçi, është personalitet me vlerë nacionale, të cilin e nxori historia pas rrethanave kur na kanosej asgjësimi, pas aksioneve të shtetit të Serbisë që me gjenocid të mbaroj punën e filluar para më shumë se 150 viteve. Hashim Thaçi, Kadri Veseli, çlirimtarët tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe popullit tonë liridashës, janë ajo mburojë e vijë qëndrese nacionale, ai dinjitet yni dhe boshti kurrizor i krenarisë, për të luftuar rrezikun serioz që na kanosej nga gjenocidi. Presidenti Thaçi, e çoi përpara dhe kondensoi tërë përkushtimin atdhetar të dhjetëra gjeneratave për liri, të mijëra shokëve dëshmorë, të lotëve shekullor të derdhur në familjet tona, andaj, ai kurrë nuk është vetëm. Një popull që mbron veten nga gjenocidi dhe asgjësimi, nuk mund të ketë në gjirin e vet as ide, as ideatorë e as ekzekutues të krimeve. Ata janë tjetërkund, jo në mesin tonë.

Mirë se vjen President Thaçi!

 

Lajme7 minutes ago

Detaje tragjike për vdekjen e 26 vjeçarës në Prizren/ U dërgua dy herë në emergjencë, dyshohej se kishte gëlltitur narkotikë

Lajme23 minutes ago

BDI akuza për blerjen e Fenix Pharma nga kompania serbe sa ishte ministër Arben Taravari

Maqedoni37 minutes ago

OKB: Deri në vitin 2100, Maqedonia e Veriut mund të mbetet me më pak se një milionë banorë

Maqedoni45 minutes ago

BDI NGRE ALARMIN: Pas bankave, kapitali serb shtrin duart edhe te insulina – kush po luan me jetën e qytetarëve?!

Maqedoni1 hour ago

Mickoski në Bruksel: Integrimi evropian dhe reformat në fokus të takimit me Gert Jan Koopman

Lajme2 hours ago

Pas vendimit të Kurtit, reagon Janina Ymeri: More patriota, s’keni flokë në kry sa keni thanë nuk ka tregti me kompani serbe!

Lajme2 hours ago

Alta Banka del në shitje: Ja sa kushton një aksion dhe detajet e ankandit publik

Maqedoni2 hours ago

Shtetasi maqedonas arrestohet në Beograd: Dyshohet se qëlloi me armë ndaj ish-liderit të tifozëve të Partizanit

Shqipëri2 hours ago

Kontrolle në Kapshticë, dy autobusë kapen me mallra të paligjshme, arrestohet një 55-vjeçar

Kosovë2 hours ago

Qeveria e Kosovës ndërpret tregtinë e energjisë me kompanitë serbe, Kurti paralajmëron masa të tjera

Kosovë2 hours ago

SKANDAL I RËNDË: Kënga e nacionalizmit serb për Kosovën këndohet në ngjarjen e Komisionit Evropian!

Bota2 hours ago

Goditet sërish Ura e Krimesë: Ukraina shënjestron arterien kryesore të Rusisë, trafiku bllokohet

NA NDIQ NË FACEBOOK