Lajme
Rama publikon pamjet e kërpudhës: Mos e ngacmoni se rritet më shumë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka publikuar pamje të kërpudhës, e cila është dhuratë për parkun e kryeministrisë.
Në profilin e tij në Facebook, Rama ka thënë se ajo nuk duhet të ngacmohet se rritet më shumë.
“MIRËMËNGJES , dhe me historinë e KËRPUDHËS, duke iu këshilluar miqësisht atyre që s’e pëlqejnë, të mos e ngacmojnë se rritet më shumë, ju uroj një fundjavë të bukur”.
Kujtojmë që kërpudha është dhuratë për parkun e kryeministrisë nga artisti Carsten Holler pjesë e ciklit të famshëm të tij “Giant Mushrooms” që gjendet në koleksionet e disa muzeve në botë, shkruan tch.





















