Connect with us

Sport

Qëndrimi i Bale në festën e titullit të Real Madrid do të nervozojë edhe më shumë tifozët

Publikuar

31 vjeçari ishte një zëvendësues i papërdorur në fitoren 2:1 të Real Madrid ndaj Villarreal të zhvilluar në ‘Alfredo Di Stefano’, shkruan lajmi.net.

Kampionëve të rinj iu dorëzua trofeu i La Ligas, me Bale që nuk shfaqi asnjë ndjenjë humori apo feste për të për përqafuar momentin.

Se Bale nuk dukej i interesuar të përfshihej në festë, shihet edhe në një video të publikuar në llogarinë e klubit në Twitter.

Bale në ndeshjet e fundit me veprimet e tij ka irrituar Real Madridin dhe tifozët e tyre, duke mos shfaqur interesim për ndeshjet në rrugën drejt titullit./Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK