Connect with us

Sport

PSG refuzon ofertën e Barcës për Neymar, ku përfshihet Griezmann – dëshira e vetme është Dembele

Publikuar

Merkatoja e verës do ta gjejë Barcelonën në kërkim të nënshkrimit të Neymar JR apo Lautaro Martinez.

Raportimet e fundit nga ‘Express’ bëjnë të ditur se PSG ka refuzuar ofertë-shkëmbimin e Barcelonës për Neymar, ku përfshihet Antoine Griezmann, transmeton lajmi.net.

Barca i kanë ofruar kampionëve të Ligue 1 shansin për nënshkrimin e Griezmann apo Samuel Umtiti.

Por, sipas raportimeve, thuhet se PSG dëshiron vetëm përfshirjen e Ousmane Dembele në ofertë.

Mbetet të shihet nëse Barcelona mund të hartojë ndonjë plan ku përfshihet Dembele dhe kënaqen dëshirat e PSG, për të siguruar kartonin e Neymar. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK