Sport
PSG gati të “thyejë bankën” për yllin e Milanit

Interesimi i PSG për Bennacer nuk është fshehur asnjëherë, dhe ata tani po rrisin interesimin e tyre, për transferim për sezonin e ardhshëm.
22 vjeçari nga Algjeria është blerë nga Empoli në gusht të vitit 2019 për 16 milionë euro, dhe tashmë vlerësohet sa dyfishi i kësaj.
Ekziston një klauzolë lirimi në kontratën e tij në vlerë prej 50 milionë euro, por gjithashtu raportohet se nuk do të jetë aktive deri në qershor të vitit 2021.
PSG janë me nxitim, ata besojnë se Bennacer është çelësi për të rindërtuar mesfushën e tyre për të ardhme dhe janë të gatshëm të thyejnë bankën këtë verë.
Nuk do të jetë e lehtë, pasi Milan tashmë ka hedhur poshtë propozimet në vlerë prej 30 milionë euro, dhe ata e konsiderojnë jashtë tregut të transferimeve yllin e tyre./Lajmi.net/






















