Sport
Pse Man Utd nënshkroi me CR7 dhe jo Ronaldinhon në vitin 2003?

Pasi kishin shitur David Beckham te Real Madrid, Manchester United ishte në kërkim të një ylli anësor atë verë.
Ronaldinho ishte një objektiv i vërtetë, me Manchester United që kishte ofruar një shumë të konsiderueshme, por që përfunduan duke nënshkruar me Cristiano Ronaldon në fund nga Sporting.
“Ne u përpoqëm vërtetë shumë për Ronaldinhon”, ka deklaruar Kenyon, përcjell lajmi.net.
“Në fund ofruam atë që ishte një shumë e madhe parash, madje edhe sipas standardeve tona”.
“Marrja e lojtarit për atë shumë të parave nuk u prit mirë te United. Kishte një vendim që nëse ai ka të drejtë dhe nëse ne do duam atë do të paguajmë, sepse ne kishim mundësi”.
Por, Manchester United vendosi të mos shkojë pas Ronaldinhos, dhe në fund vendosi për Cristiano Ronaldon./Lajmi.net/






















