Connect with us

Kosovë

Profil: Melania Trump – nga jeta në ish-republikën jugosllave deri te takimi i parë më Donald Trump

Publikuar

më

Melania Trump, Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, ishte modele para se të martohej me presidentin Donald Trump para 15 vjetësh.

Ajo është imigrante nga Sllovenia dhe zakonisht u shmanget daljeve publike, përveç rasteve kur flet në emër të kauzave që mbështet, që përqendrohen përgjithësisht tek mirëqenia e fëmijëve.

Korrespondentja e Zërit të Amerikës Carolyn Presutti përmbledh disa nga tiparet më të spikatura që e dallojnë Melania Trump si Zonjë e Parë.

Zonja e Parë Melania Trump, gjithmonë elegante dhe e veshur bukur.

Një imigrante që u rrit në Slloveni, një ish-republikë jugosllave me një popullsi prej dy milionësh, ku ende jetojnë miqtë e saj të fëmijërisë.

Ishte shumë njeri pozitiv. I pëlqente të lexonte. I pëlqente gjithashtu të stilonte, të bënte rroba të reja nga ato të vjetrat”, thotë Mirjana Jelançiç. shoqe fëmijërie e Melanias.

Ai pasion për t’u veshur bukur e ndihmoi të siguronte punën e parë si modele, përmes së cilës ajo erdhi në Shtetet e Bashkuara.

Është e para Zonjë e Parë imigrante që pas gruas së Presidentit John Quincy Adams, Louisa në shekullin e 19-të”, thotë gazetarja e revistës People, Michelle Tauber.

Melania dhe presidenti Donald Trump me një diferencë prej 24 vjetësh, u takuan në një festë dhe u martuan në vitin 2005.

Barron Trump lindi një vit më pas dhe është djali në moshë më të vogël i një presidenti, pas atij të presidentit Kennedy, John F. Kennedy, Junior, në vitin 1963.

Ajo është një mama e mrekullueshme dhe e do shumë djalin e saj,Barron”, thotë Presidenti Donald Trump.

Atij i pëlqen shkolla dhe sporti. Është atlet i zoti. Dhe dua ta ruaj nga vëmendja e tepruar tani për tani”, thotë Melania për të birin.

Ajo vetë i shmanget syrit të publikut, përveç ndonjë paraqitjeje për kauzat të saj.

Fushata e saj “BE BEST” është e përqendruar tek mirëqenia e fëmijëve. Në korrik ajo shpërndau ushqime në një qendër për nënat e pastreha. Fushata e saj është gjithashtu kundër bulizmit në mediat sociale.

Teknologjia u mundëson njerëzve një mburojë digjitale për t’u fshehur dhe anonimiteti shpesh zëvendëson kujdesin dhe përgjegjësinë, që mund t’i bëjë edhe fëmijët dhe të rriturit të jenë më të guximshëm për të qenë të egër”, shprehet Melania.<Ajo nuk ka folur publikisht për mesazhet e të shoqit në Twitter, që shpesh i trajton ashpër kundërshtarët. Kur ai u tall me veprimtaren ambjentaliste, Greta Thunberg, zyra e s

aj nxorri një deklaratë ku thuhej: “Nuk është sekret që Presidenti dhe Zonja e Parë, shpesh komunikojnë ndryshe, si shumë çifte”.

Ndonjëherë ajo vetë është vënë në shënjestër. Kur Presidenti Trump fitoi zgjedhjet, sllovenët vendosën një statujë për nder të saj, me veshjen e ditës së inaugurimit.<

Por më 4 korrik të këtij viti, dita e Pavarësisë amerikane, vandalët i vunë zjarrin dhe statuja u hoq.

“Është një detyrë shumë e vështirë. Është më e lehtë për zonjat e para që kanë luajtur një rol të ngjashëm më pare, por për dikë që nuk ka qenë kurrë më parë në qeveri, është një punë e vështirë”, është shprehur analistja Cokie Roberts, e cila nuk jeton më.</p>Melania Trump është katolike, e para Zonjë e Parë katolike, që pas Jacqueline Kennedy. Është e vetmja Zonjë e Parë që flet pesë gjuhë të huaja.

“Është nder për mua dhe një kënaqësi e madhe që jam këtu para jush, si Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara”, tha ajo në një rast.

Megjithëse ajo i ka kaluar katër vitet e fundit kryesisht larg kamerave, ekspertët thonë se Melania Trump do të jetë më shumë e pranishme publikisht, ndërsa përpiqet të jetë zonjë e parë edhe për një mandat tjetër.

Lajme10 minutes ago

Deputeti i LVV’së: Shpresoj e besoj që Përparim Rama të përfundojë në burg sa më parë

Maqedoni1 hour ago

Durmishi nga Prishtina me mesazh të fuqishëm: Gratë në timonin e ekonomisë, paralajmëron aleancë rajonale që synon të ndryshojë rregullat e lojës!

Lajme1 hour ago

Murtezani rikthen në vëmendje zgjedhjet e vitit 2019: BDI mbështeti Pendarovskin, edhe pse në garë ishte Blerim Reka

Shqipëri2 hours ago

Tryeza Kombëtare për Mbrojtjen e Fëmijëve, ministrja Spahiu: Siguria dhe mirëqenia e fëmijëve kërkon përgjegjësi të përbashkët, ngjarjet e fundit…

Lajme2 hours ago

Albi Qamili: Propaganda e viktimizimit nuk kalon, nuk mbulohet krimi me defokus

Lajme3 hours ago

Grabitje si në filma në një panair në Holandë, policia kërkon pesë shtetas serbë – vodhën një gjerdan me vlerë 27 milionë euro

Lajme3 hours ago

Teuta Arifi në bankën e të akuzuarve! Fillon procesi për kontratat fiktive, 1 milion euro dëmi në buxhet!

Maqedoni4 hours ago

Zhduket 27-vjeçari nga Tetova, doli nga puna me një “Golf” dhe nuk u kthye në shtëpi

Lajme4 hours ago

Zhduket 27-vjeçari nga Tetova, doli nga puna me një “Golf” dhe nuk u kthye në shtëpi

Lajme4 hours ago

Lëndohet një punëtor në kantierin e Korridorit 8, rrokulliset automjeti transportues

Lajme4 hours ago

Saranda Imeri ngre pyetje për meritokracinë: A ia zuri bashkëshortja e Taravarit vendin kandidates me notë mesatare 9.44 në UNT?

Shqipëri4 hours ago

Paralajmërohen protesta në dhjetëra qytete gjermane për ditën e nesërme!

NA NDIQ NË FACEBOOK