Connect with us

Sport

Presidenti i FIA flet për gjendjen e Schumacher: E kam parë javën e kaluar, ai po lufton që bota ta shoh sërish

Publikuar

Tash e gjashtë vite e gjysmë, ikona e Formula 1, Michael Schumacher, është në gjendje koma, pas një aksidenti që pësoi gjatë skiimit.

Lidhur me situatën e ish pilotit të Ferrari ka folur presidenti i FIA, Jean Todt, që dikur drejtonte skuadrën e Ferrari.

“E kam parë Michael javën e kaluar”, ka thënë Todt, transmeton lajmi.net.

“Ai po lufton. Shpresoj që bota ta shoh sërish atë. Kjo është për çfarë ai dhe familja e tij po punojnë”, ka shtuar presidenti i FIA.

Dita e fundit kur Schumacher paraqitej në publik ishte 29 dhjetori i vitit 2013. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK