Lajme
Premtimi i çuditshëm i BDI-së për sektorin privat, Visar Ademi: Absurde!

Rritje të përfaqësimit të drejtë dhe adekuat të shqiptarëve përveç se në sektorin publik këtë herë BDI e premton edhe në sektorin privat.
–Partitë politike të cilat ne i kemi zgjedhur për të bërë përfaqësimin e drejtë dhe proporcional të shqiptarëve nuk e kanë bërë këtë gjë tek institucionet shtetërore tani do ta imponojnë këtë tek sektori privat kjo është absurditet në vete dhe deklaratë më e pa menduar mirë që e kam hasur ndonjëherë,-tha Visar Ademi për TV21
–Unë mendoj se kjo mund të bëhet vetëm duke ju dhënë paketa financiare kompanive private për ta stimuluar punëdhënien për të krijuar vende të reja të punës pastaj në një vend ku ka më tepër vende të reja të punës do të jetë sektori privat që do të bëjë selektimin dhe përzgjedhjen e personave më të duhur dhe më të mençur dhe më adekuat për atë vend pune. Nuk mund të bëhet kjo në bazë të përkatësisë etnike të kandidatit por vetëm në bazë të kualifikimeve, kompetencave dhe aftësive të atyre që aplikojnë për vende të punës,– tha Visar Ademi për TV21./Zyrtare.net


















