Connect with us

Sport

Porto fiton titullin e 29-të në Portugali

Publikuar

Ish mbrojtësi i Real Madrid, Pepe, ka festuar titullin e dytë në tre vitet e fundit në Portugali, falë fitores 2:0 ndaj Sporting Lisbonë.

Danilo Pereira dhe Moussa Marega shënuan për fitoren e Portos në këtë përballje.

“Ky ekip duhet të përgëzohet për atë që ka bërë, dhe jo vetëm në këtë ndeshje”, ka deklaruar Pepe, përcjell lajmi.net.

“Sporting kanë qenë në formë shumë të mirë, por ne dinim si të eliminonim pikat e tyre të forta”.

“Ky është fundi i një punë të madhe”./Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK